Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së një personi në një aksident trafiku në rrugën Malishevë –Rahovec.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se zgjimi me një lajm të tillë është trishtues, shkruan arbresh.info.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga vozitësit të respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Të zgjohesh me lajmin për një tjetër vdekje në trafik është e trishtueshme. Kërkoj nga të gjithë të mbajnë shpejtësinë e lejuar, të respektojnë rregullat dhe mbi të gjitha jetën. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe mëngjesin e sotëm një i ri ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Malishevë –Rahovec.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë, sipas tij deri te ky aksident erdhi për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i veturës.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...