Rezervat e shtetit në mars të këtij viti kishin mbetur me 100 mijë euro më pak.
Kjo shumë mjetesh ishte ndarë për fazën fillestare të qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët, “Bllaca 1999”. Gur themeli është vënë në prill. Por shteti krejt këtë e ka bërë pa kurrfarë analize.
Ende nuk ka as projekt ideor e as afat se kur do të jetë gati ky dokument. Bashkë me këtë muze është premtuar edhe ai për gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe një tjetër që do të përkujtonte torturat e të të burgosurve politikë. Sa i përket projektit “Ballaca 1999”, propozimi ishte bërë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup dhe nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta me seli në Prishtinë. Shoqata drejtohet nga Jahja Lluka, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë rast, Qeveria kishte ndarë buxhet për realizimin e projektit, bashkëpropozues i të cilit ishte një nga këshilltarët e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.
Jahja Lluka ka thënë se ka qenë në Izrael në qendrën botërore të përkujtimit të holokaustit “Yad Vashem”. Sipas tij, një fondacion i kësaj Qendre ka marrë përsipër ta përgatisë projektin ideor për “Bllaca 1999”.
“Kemi bërë një marrëveshje që ta përgatisin një projekt ideor dhe ta shohim se si do të shkojë. Pastaj duhet të miratohen projekti dhe buxheti. Një qeveri që e anulon një vendim për një memorial të tillë nuk e besoj që do të ketë. Nuk mund të ketë shqiptar që i thotë jo këtij memoriali”, ka thënë Lluka.
Por më ndryshe i shohin gjërat ata që merren me trashëgimi kulturore. Sali Shoshi, i cili udhëheq me degën në Kosovë të organizatës suedeze, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, ka thënë se në këtë nismë ka shumë probleme.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor