Google ADS

Cana për ndeshjen e Beogradit: Nëse dikush sulmonte një prej vëllezërve …

08:12 | 9 Shtator 2019
Arbresh.info

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez, “So Foot”.

Futbollisti gjakovar ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij dhe Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për ndeshjen kundër Serbisë në Beograd me 14 tetor të vitit 2014.

“Ne e nisëm fushatën eliminatore duke mundur Portugalinë, në atë që mbetet humbja e vetme e Portugalisë deri në fitoren e tyre në Euro 2016. Në arritëm në atë ndeshje në pozita të mira në grup. Armiqësinë në Serbi e kishim pritur që në momentin e shortit, por në asnjë moment nuk e kishim menduar se do të ishim në rrezik fizik në një fushë futbolli. Tifozët serbë na sulmuan në fushë, ishte thuajse diçka joreale”, ka thënë Cana.

Çfarë ju kalonte në mendje në ato momente? A ishit të frikësuar?

“Aspak. Në atë moment reagon në mënyrë natyrale. Ne kishim një bashkëpunim mes nesh aq të madh sa që nëse dikush sulmonte një prej vëllezërve të tu, kishe si refleks ta mbroje. Vetëm më vonë e kuptuam që mund të kishte shkuar më keq. Fatmirësisht, nuk kishte dëmtime serioze“, shtoi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.

36 vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2016 derisa ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si PSG, Marseille, Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme