Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma ka thënë se koalicioni SPS do ta propozojë Ivica Daçiqin për kryeministër të ri të Serbisë.
Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma ka thënë se Ivica Daçiq do të jetë kandidat i tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht funksioni i takon Ana Bërnabiqit dhe Palma beson se Daçiq do të ishte kandidat ideal për pasardhës të saj.
“Të gjitha nga opozita, çdo ditë nga pesë herë mundohen të merren vesh për diçka”, deklaroi ai për “TV PRVA”
“Por, koalicioni ynë SPS, do të dalë me propozim, e ajo është rezultati që ka krijuar Ivica Daçiq si ministër i punëve të jashtme dhe arsyen pse ai është kandidat i yni për kryeministër”, shtoi ai.
“Rezultatet e Daçiqit kanë vlerë aq të madhe sa të gjithë ministrat e jashtëm në 20 vitet e fundit nuk kanë rezultate të tilla”, u shpreh Palma./Express/
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin