Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk e sheh Vjosa Osmanin si të duhurën që do ta përfaqësonte Kosovën në proceset politike siç janë Gjykata Speciale dhe Dialogu me Serbinë.
Në debatin për hapësirën që i jepet gruas në politikë, në Analizën Zgjedhore, Eliza Hoxha shtoi se Vjosa Osmani nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth dinamikës së zhvilluar deri në arritjen e këtyre proceseve të rëndësishme për vendin, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi para dy proceseve të rëndësishme të shtetit, është Gjykata Speciale dhe përfundimi dialogut me Serbinë dhe në pikën e parë nuk besoj që Vjosa Osmani kish me qenë njeri adekuat me përmbyll procesin e Gjykatës Speciale bashkë me akterët e tjerë. Duke qenë se është një proces shumë i ndjeshëm dhe është proces që nuk besoj që ajo ka njohuri për të gjitha dinamikat që kanë qenë në raport për luftën e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj”.
”Po flas që s’është e duhura në cilësinë e udhëheqësit apo kryeministrit të ardhshëm të Kosovës që pritet të vijë. E dyta është dialogu me Serbinë, ka shumë pika të pazgjidhura deri tani është çështja e të pagjeturve, çështja e viktimave të dhunës seksuale. Pavarësisht marrëdhënieve ndërkombëtare për Vjosa Osmanin, nuk po e gjykoj si grua por po flas për dy procese shumë të rënda politike e në këtë pikë përfshihet krejt pozicioni i Kosovës që nga lufta e deri tek çlirimi i saj e nuk mendoj që Vjosa Osmani mund me ja dalë në këto dy procese të rënda politike për Kosovën”.
”Me gjithë pjekurinë e saj si grua në proceset politike nuk mendoj që Vjosa mund të ja dalë dhe t’i paraqes këto kërkesa për Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në këto dy procese të rëndësishme. Po pajtohem që sish dashur ta diskutoj çështjen e kryeministrit nëse është grua apo burrë. Në njohuritë e mia që un kam deri sot nuk kujtoj një aktivitet të vetëm të Vjosa Osmanit në raport për gratë dhe gratë”.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...