Anglia do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen që zhvillohet më 10 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në kuadër të Grupit A në stadiumin “St. Mary’s Stadium” të Southamptonit.
Ish-portieri i “Tre Luanëve”, Robert Green ka thënë se tashmë Anglia ka përballë kundërshtarin më të vështirë të grupit.
“Anglia do të përballet me provën më të ashpër të grupit … Kosova është në një pistë të pamposhtur”, ka thënë Green në një intervistë për BBC.
Green ka qenë pjesë e kombëtares angleze nga viti 2005-2012 ku ka zhvilluar 12 ndeshje.
Dardanët kanë 15 ndeshje pa humbje dhe tashmë kanë përballë njërën nga kombëtarët më të forta në botë.
Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika e Çekisë me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me dy sosh. /telegrafi/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre