Fazli Hoxha kandidat i Nismës për deputet: Legjislatura e ardhshme e Kuvendit duhet të jetë me deputetë që e duan vendin e tyre  

23:53 | 8 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit është pjesë e listës për deputet.

Ai përmes një mesazhi për media, ka thënë se sot Republika e Kosovës ka nevojë për parti serioze që kanë vizion për ndërtimin e shtetit, gjithashtu sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë edhe për njerëz të fjalës, të drejtë dhe të pakorruptuar.

“Andaj, përbërja e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë e përfaqësuar me deputetë që e duan vendin e tyre, që mendojnë vetëm për mirëqenien e qytetarëve, që e ruajnë dhe e mbrojnë votën e qytetarëve, dhe të cilët nuk bëhen pjesë e pazareve politike siç ka ndodhur deri më tash”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 6 tetor. “Të nderuar qytetar; Më 6 tetor jepini mbështetje koalicionit NIMSA-AKR-PD me kandidat për kryeministër Fatmir Limaj.  Ky koalicion është shpresa e vetme për Ju. Po ashtu, më 6 tetor kërkoj mbështetjen tuaj që të jem pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Vota juaj për mua, do të jetë votë për të ardhmen tuaj; Për një shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, ka thënë Hoxha.

Mesazhi i plotë i kryetarit Hoxha:

Të nderuar qytetarë,

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç jeni të njoftuar koalicioni NISMA-AKR-PD ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë. Unë do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate me numër 32.

Listës së këtij koalicioni i prinë lideri i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i NISMA-AKR-PD.

Kjo listë e përbashkët e tri partive, NISMA, AKR dhe PD përbëhet nga personalitete të respektuara në vendin tonë dhe meriton përkrahjen e juaj në zgjedhjet e 6 tetorit.

Angazhimi im në politikë ka filluar me Nismën, dhe deri më sot jemi këtu ku jemi, të fortë dhe të pathyeshëm.

Arsyeja e inkuadrimit tim në jetën politike ka qenë pa kushte, arsye e thjeshtë, i kam besuar dhe vazhdojë t’i besoj vizionit të Fatmir Limajt si lider.

Gjithashtu i kam besuar programit politik, ekonomik dhe social të Nismës Socialdemokrate, duke e parë si një parti e cila do ta ketë rëndësinë e saj në mbrojtjen dhe fuqizimin e shtetit.

U bënë pesë vite që jam pjesë e Nismës Socialdemokrate, që nga themelimi i saj, pavarësisht vështirësive që kemi pasur në ecje, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të ndalem.

Jam ndier i fuqishëm kur pas vetës kam pasur miq të mirë, me të cilët sot kemi shtrirë dhe konsoliduar Nismën Socialdemokrate në komunën e Gjakovës duke e bërë parti të fuqishme.

Çdo sukses arrihet vetëm me punë por edhe duke qenë të unifikuar në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.

Sot, Republika e Kosovës ka nevojë për parti serioze që kanë vizion për ndërtimin e shtetit, gjithashtu Republika e Kosovës ka nevojë edhe për njerëz të fjalës, të drejtë dhe të pakorruptuar.

Andaj, përbërja e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë e përfaqësuar me deputetë që e duan vendin e tyre, që mendojnë vetëm për mirëqenien e qytetarëve, që e ruajnë dhe e mbrojnë votën e qytetarëve, dhe të cilët nuk bëhen pjesë e pazareve politike siç ka ndodhur deri më tash.

Të nderuar qytetar;

Më 6 tetor jepini mbështetje koalicionit NIMSA-AKR-PD me kandidat për kryeministër Fatmir Limaj.

Ky koalicion është shpresa e vetme për Ju.

Po ashtu, më 6 tetor kërkoj mbështetjen tuaj që të jem pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Vota juaj për mua, do të jetë votë për të ardhmen tuaj; Për një shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE.

BASHKË PËR SHTETIN

#Me Fatmir Limaj Kryeministër

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme