Google ADS

Bunjaki për fitoren e Kosovës: “Deri n’përfundim të ndeshjes s’kam mundur ta them asnjë fjalë”

21:55 | 8 Shtator 2019
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës,  ka marrë tri pikë të arta në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

“Dardanët” e mposhtën 2-1 Çekinë në “Fadil Vokrri”, me golat e Vedat Muriqit dhe Mërgm Vojvodës.

Për t’i përkrahur nga afër në stadium ishte edhe ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.

Në një intervistë në “Arena Sportive” në RTK, Bunjaki zbuloi se ka qenë shumë i emocionuar përgjatë 90 minutave.

“Jam tejet i emocionuar, derisa në përfundim të ndeshjes nuk kam mundur ta them asnjë fjalë”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.

“Kur jam kyçur në Përfaqësuese në vitin 2009, jam shprehur tejet i nderuar dhe kam pasur përgjegjësi të madhe”, vlerësoi Bunjaki.

“Jam shumë krenar”, shtoi ai.

Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova udhëton në Angli për t’u përballur me Tre Luanët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme