Aktivisti politik Muharrem Salihu për Indoks ka shpalosur problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, numri i të cilëve po zvogëlohet në vazhdimësi.
Shqetësuese në atë komunë janë shqiptarët të cilët janë shpërngulur në Kosovë që nga vitit 2015, e të cilët janë fshirë nga regjistrat civilë dhe nuk janë pjesë e listave për të votuar.
Aktivisti politik dhe biznesmeni kosovar, Muharrem Salihu i cili ka udhëhequr një listë qytetare për zgjedhjet e fundit lokale në Medvegjë, ka thënë se rreh 4 mijë shqiptarët janë fshirë nga regjistrat e të cilët tashmë kanë humbur të drejtën e votës.
“5 mijë votues që i kishim para 4 viteve në listë sot i kemi vetëm 1800 votues, prej këtyre gjysma nuk kanë të drejtë me votu sepse ligji serb është krijuar si mundësi për t’i pastruar listat nga njerëzit që janë të shpërngulur”, ka thënë Salihu.
Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në këtë qytet, dikur qytet shqiptar, sipas Salihut është bërë për një kohë të gjatë. Ai sheh një projekt shtetëror për ta arritur këtë.
“ Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë shumë gjëra, vëtëm nëse marrim listën e fundit e shohim se kush ka të drejtë vote, i kanë hequr te gjithë nga listat zgjedhore, i kanë fshirë shtëpitë e gjitha kjo përmes sistemeve institucionale, duke mos ju lënë dokumente të Serbisë”, ka shtuar Salihu.
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...