Me 8-9 shtator 2019, me ftesë të palës franceze, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov do të bëjë një vizitë pune në Republikën e Francës.
Gjatë vizitës, Ministri do të takohet me Amelie de Montschallen, sekretaren e shtetit në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme përgjegjës për Çështje Evropiane, si dhe takime të tjera të jetës politike dhe publike të Francës.
Përveç gjendjes aktuale dhe perspektivave për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe të larta, në rend dite do të jetë integrimi dhe perspektiva e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të Këshillit të BE-së, si dhe akti historik i anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO.