Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thumbuar siç ka shkruar ai “VIP-at” në një status të tijin në Facebook.
Ai ka përmendur një status të një tifozeje të thjeshtë të cilin e ka parë rastësisht në Facebook.
” KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA”, kishte shkruar tifozja anonime.
E këtë Duka e ka marrë si pretekst për të goditur disa fytyra të famshme, ndoshta për shkak që nuk po e përkrahin Shqipërinë e cila është në një seri negative të rezultateve, ndërsa Kosova po kalon në një formë të jashtëzakonshme e fytyra publike, politikanë e këngëtarë, nuk po i ndahen.
“Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…”, shkruan ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi
Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : ” KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA” . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.
Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar.
https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/2304167893027095
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën