Vijnë në jetë gjashtënjakët, prindërit kishin 7 vite që i prisnin

20:43 | 8 Shtator 2019
Arbresh Info

Familjarët shpërndanë ëmbëlsira për të festuar lindjen e fëmijëve.

Një grua ka lindur gjashtënjakë në një spital në qytetin Sardgogha të Pakistanit.

Ghazala Bibi i solli vogëlushët në jetë në një spital privat, ku lindi katër djem dhe dy vajza. Sipas medieve, nëna dhe fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët shpërndanë ëmbëlsira për të festuar lindjen e fëmijëve, të cilët çifti i lindi shtatë vjet pasi u martuan./Shqiptarja.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme