Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka disa ditë që kanë nisur mësimin.
Por, ndryshe nga shtatori i kaluar, nxënësit e ciklit të ulët e kanë filluar vitin e ri shkollor pa kifle dhe qumësht.
Kjo, pasi Komuna nuk ka arritur ende të nënshkruajë kontrata për furnizim me këto produkte.
Vetë nxënësit thonë se kiflet dhe qumështi u ndihmojnë të largojnë urinë dhe të jenë më të përqendruar në mësim.
Komuna thotë se vonesat janë bërë nga Autoriteti Qëndror i Prokurimit, i cili ka marrë në kompetencë procedurat e prokurimit për furnizim me këta artikuj ushqimorë.
Në një përgjigje me shkrim, Komuna ka thënë se i është lejuar nga AQP-ja që të shpallë tender për katër muaj, derisa ky autoritet të përfundojë procedurat për këtë këtë aktivitet, raporton KTV
“Tenderi për furnizim me qumësht dhe kifle është në procedurë, dhe pas përfundimit të të gjitha afateve të parapara me ligj, pritet që kontratat të nënshkruhen”, thuhet në përgjigjen nga Komuna e Prishtinës.
Organizatat që monitorojnë punën e Komunës, kritikojnë atë për mosinteresim të mjaftueshëm rreth kësaj çështjeje.
Në janar të këtij viti, Komuna kishte anuluar tenderin për furnizimin me qumësht, për shkak se kompania e vetme që kishte konkurruar ka ofertuar çmim më të lartë sesa ai që e ka caktuar Komuna.
Që nga ajo kohë, nxënësve nuk u shpërndahet qumështi.
Po në atë muaj, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ishte paditur nga ish-partia e tij.
Vetëvendosje akuzoi Ahmetin për keqpërdorim të 530 mijë eurove në tenderin e vitit 2017 për furnizimin me qumësht të nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën.
Këtij kallëzimi penal, Ahmeti i ishte përgjigjur me padi për shpifje.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja