Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nominuar zyrtarisht kandidat për kryeministër.
Sikur se kundërkandidati i tij, Ramush Haradinaj, edhe Kadri Veseli në një tubim në Prishtinë fjalimin e tij e filloi duke e përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se pas Kosovës radhën e ka fitorja e kombëtares së Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli tha se me 6 tetor do të fitojmë që të mos i lejojnë të tjerët ta izolojnë Kosovën, shkruan arbresh.info
“Dje fitoj kombëtarja e Kosovës. Me 6 tetor bëhuni gati për fitoren kombëtare të partisë demokratike të Kosovës. Nuk është vetëm ngjarje tjetër politike, është zotim për rrugën që do e bëjmë dhe do e përcaktojmë drejtimin e rrugës të shtetit tonë. 6 tetori referendum për të ardhmen e Kosovës. Më 6 tetor do të fitojmë që mos ti lëm të tjerët ta izolojnë Kosovën. Zgjedhjet nuk janë qëllimi është mënyra e realizimit të ëndrrës. Ne PDK dimë ta ndërtojmë shtetin e Kosovës, kemi guxim dhe vizion” tha Veseli
Tutje Veseli tha se PDK është e vetmja parti që ka vullnet dhe guxim për t’I rregulluar problemet e shumta me të cilat përballet Kosova.
Ai gjithashtu ka thumbuar edhe kundërkandidatët e tij.
“Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe nevojave të qytetarëve. Nuk mund të qeverisin ata që e mohojnë identitetin e Kosovës. Ata që cenojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, ata që kanë lidhje me nepotizëm e korrupsion. PDK është partia e vetme që ka vullnet dhe guxim për ti rregulluar këto gabime. Do të punojmë një Qeveri pa aktakuza, Qeveria do të jetë me më së shumti të rinjë që ka pasur ministra ndonjëherë” tha Veseli
Po ashtu Veseli tregoi qartë qëllimin e tij si kryeministër Kosovës.
“Unë i kam hyrë garës për kryeministër me një qëllim, Kosova nuk guxon ta kthehet mbrapa, Kosova nuk guxon të izolohet dhe 6 tetori është data që nuk guxon të humbet. Unë nuk kam gënjyer asnjëher edhe pse ndoshta nuk kam ditë ta them si duhet të vërtetën” tha Veseli.
Në konventën solemne për nominimin e kreut të PDK-së Kadri Veseli për kryeministër të Kosovës, u prezantua edhe lista prej 110 kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit./Arbresh.info
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...