Zvicra e ka mposhtur 4-0 Gjibraltarin në ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2020”. Tre gola u shënuan brenda 45 minutave të pjesës së parë, një në fund të ndeshjes. Zakaria, Mehmedi, Rodriguez dhe Mario shënuan për ekipin e Vladimir Petkovic.
Gjibraltari ishte kafshatë e lehtë për Zvicrën e udhëhequr nga kapiteni shqiptar, Granit Xhaka.
Skuadra e Petkovic kreu punë brenda 45 minutave të pjesës së parë, duke shënuar tre gola, para se Mario Gavranovic të realizojë për 4-0 në minutën e 87’.
Golin e parë e shënoi Denis Zakaria në minutën e 37-të, pas një asisti nga ana e shqiptarit, Granit Xhaka.
Disa minuta më vonë, portën e gjeti edhe shqiptari, Admir Mehmedi, në atë të 43-të.
Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në listë të golashënuesve u shënua edhe mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez.
Në pjesën e dytë, Zvicra u relaksua disi, megjithatë, vendasit gjetën edhe një gol. Mario Gavranovic shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Për Zvicrën kjo është një fitore e madhe, sidomos pas barazimit 0-0 të Danimarkës me Gjeorgjinë.
Zvicra tani ka shkuar në kuotën e tetë pikëve në Grupin D dhe gjendet në pozitën e tretë, një pikë prapa Danimarkës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...