Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve po zhvillon vizita edhe në bizneset vendore.
Ai këtë herë ka qëndruar në Junik për të parë një nga plantacionet e kultivimin të frutave.
Haradinaj shkroi se prodhuesit vendorë do t’i ketë në prioritet nëse do ta drejtojë sërish Qeverinë dhe sipas konceptit të tij 100 për qind.
“Prodhuesin dhe bizneset vendore i kemi vendosur si prioritet, duke ndërmarrë një varg masash mbrojtëse, që rezultuan me ngritje të cilësisë, zgjerim të kapaciteteve dhe shtim të vendeve të reja të punës”.
Ja postimi i plotë:
Agroindustria e Kosovës po e zë vendin e respektuar në tregjet europiane. Shembull i mrekullueshëm është kompania e kultivimit dhe shitjes së frutave e perimeve “Luna” në Junik, investim nga diaspora.
E themeluar nga Delvina Krasniqi, kjo kompani për një kohë të shkurtër ka arritur rezultate impresive, duke u shndërruar në njërin prej plantacioneve më të mëdha të kultivimit të frutave në vend. Familja Krasniqi ka në pronësi edhe kompanitë “German Plast” dhe “Joos Krasniqi”, për veprimtarinë dhe rezultatet e të cilave u njoftova nga pronari i tyre, Zenuni.
Prodhuesin dhe bizneset vendore i kemi vendosur si prioritet, duke ndërmarrë një varg masash mbrojtëse, që rezultuan me ngritje të cilësisë, zgjerim të kapaciteteve dhe shtim të vendeve të reja të punës. Fuqia e Kosovës sipas konceptit 100% shtet matet me parametrat ekonomik, prodhimin vendor dhe konkurrueshmëri në tregun botëror.
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës