Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili është kandidat për deputet, ka marr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve Ramiz e Sherif Brahimaj, dhe martirëve për Rexhep, Mursel e Nemka Brahimaj.
Zbulimi i pllakës përkujtimore u bë në lagjën Haxhaj të fshatit Novosellë të Pejës.
Haliti me këtë rast ka thënë se kur ne kujtojmë dëshmorët kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
Në lagjen Haxhiaj në Novosellë të Pejës, sot zbuluam pllakën përkujtimore për dëshmorët Ramiz e Sherif Brahimaj dhe për martirët Rexhep, Mursel e Nemka Brahimaj. Historikisht në këtë lagje kanë kumbuar krismat e pushkëve të lirisë. Kështu ishte edhe në luftën e fundit. Duke kujtuar këta dëshmorë dhe martirë, kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së. XHH
/Arbresh.info/
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare