Google ADS

Manjola Nallbani vë në pah figurën trupore në pozën me bikini

16:49 | 8 Shtator 2019
Arbresh Info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, ka treguar edhe një herë se mosha është vetëm një numër.

Ajo së fundmi ka pozuar në bikini dhe këtë fotografi e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale në Instagram.

Artistja, e cila njihet për hitet e shumta, ka vënë në pah linjat trupore, edhe pse tashmë ka 50 vite.

“Faleminderit Zot për çdo minutë që më jep frymë. Si çdo njeri unë kam filozofinë time të jetës. Besoj që njeriu është energji shpirtërore dhe mendore e mbështjellë me trup. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua që këtë energji ta përdor për të bërë më të mirën me veten time dhe njerëzit që përbëjnë botën time e jo ta shpërdoroj ose ta kthej në konkurs me të tjerët”, ka shkruar Nallbani në postimin e saj.

Vlen të ceket se Manjola është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon tash e shumë vite. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme