Kandidatja e LDK’së për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka premtuar se posa të nisë së funksionuari Qeveria e re e udhëhequr prej LDK’së do të nis së zbatuari programi për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.
Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë vizitës në një biznes privat të përpunimit të qumështit.
”Sot, qytetarët tanë konsumojnë produkte të importit për të cilat askush nuk garanton për cilësi e as siguri. Ne jemi të bindur se prodhimet tona vendore janë shumë kualitative dhe do të kemi programe të veçanta për ngritje të cilësisë dhe garantim të sigurisë ushqimore, gjë që do të ndikojë drejtëpërdrejtë edhe në eleminimin e konkurrencës jo të drejtë”, ka shkruar Osmani.
“Prandaj, sot ishim në vizitë te qumështorja “Eurolona” për të dëgjuar për sfidat e shumta me të cilat përballet ky sektor dhe për të dhënë zotimet tona për përkrahje të drejtëpërdrejtë që ndikon në promovimin e prodhimeve vendore. Subvencionet do të rriten për 100 milion Euro dhe dhënia e tyre do të koordinohet me komuna. Do të hiqet akciza e naftës për bujqësi dhe do të bëhen sigurimet bujqësore. Do të eliminojmë pengesat procedurale dhe do të sigurohemi që nëpërmjet masave në fushën e sundimit të ligjit të krijojmë parashikueshmëri juridike për bizneset. LDK është partia me programin me të mirë në përkrahje të sektorit privat dhe ky program do të jetësohet”, ka shtuar ajo.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1432480330247560
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...