Shtatë persona përleshen për një pronë në Fushë Kosovë

15:37 | 8 Shtator 2019
A Z

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.

Siç njofton policia të dyshuarit pas një mosmarrëveshje për një pronë janë sulmuar mes vete.

Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme.

“Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët. Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme