Google ADS

AAK-ja reagon ashpër: Nuk është e vërtet që na janë larguar 100 aktivistë në Vushtrri

15:08 | 8 Shtator 2019
A Z
Dega e AAK-së në Vushtrri ka reaguar ashpër për raportimet e mediave se 100 aktivistë të kësaj partie kanë aderuar në PDK.

Ata u shprehën se jo më shumë se 5 persona janë larguar nga partia për punësim personal.

Për më shumë lexojeni komunikatën e plotë të degës së AAK-së në Vushtrri:

Dega e AAK-së në Vushtrri, është befasuar nga lajmi mashtrues i lëshuar në publik kinse ” mbi 100 aktivistë të AAK-së ” aderuan në PDK.

Ne që jetojmë në Vushtrri, e njohim të gjithë njëri tjetrin dhe angazhimin politik të secilit. Jo më shumë se 5 persona kanë qenë ish aktivistë të AAK-së, të cilët në kërkim të punësimit personal kanë bërë lëvizje në subjekte tjera politike.

Ne ju bëjmë thirrje publike atyre që kanë bërë publik lajmin, të bëjnë publike edhe listën e personave. Jo për ne, sepse ne e dimë të vërtetën, por për qytetarët e Vushtrrisë.

Ne i kuptojmë edhe problemet personale të qytetarëve, dhe ju urojmë punësim të lehtë.

Ajo që nuk e kuptojmë është ” lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit ” e Kadri Veselit. Ndërmarrja publike “Ibër & Lepenc” , e cila në kohë fushate shndërrohet çdo herë në karrem për ” aderime” nuk është degë e PDK-së por është e qytetarëve dhe publike.

Vushtrria e kupton shumë mirë “luftën” e juaj kundër nepotizmit dhe korrupsionit !

Mashtrimi ka fund !

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme