Google ADS

Në Sarajevë mbahet për herë të parë marshi i komunitetit LGBT

12:01 | 8 Shtator 2019
Arbresh.info

Autoritetet boshnjake janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie dhe organizatorët e paradës së komunitetit LGBT në këtë shtet kanë bërë thirrje për kujdes për shkak të kërcënimeve për dhunë dhe protesta për shkak të marshit të parë të këtij komuniteti në Bosnjë.

Organizimi i 8 shtatorit në Sarajevë është paralajmëruar nga organizatorët që në muajin prill. Në atë kohë, ky plan u kundërshtua ashpër nga disa grupe konservatore, ndërsa të tjerët janë shprehur të shqetësuar për sigurinë.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, institucion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes së paqes së vitit 1995, u bëri thirrje autoriteteve që t’i marrin të gjitha masat e duhura për ta mundësuar këtë tubim paqësor pa pengesa dhe pa shkaktim të frikës në mesin e pjesëmarrësve.

“Nuk ka arsye që Bosnja të mbetet prapa si vendi i vetëm në rajon ku komuniteti LGBT të mos ketë mundësi ta mbajë një tubim paqësor”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Raportohet se policia e Sarajevës ka kërkuar përforcime me qindra policë nga rajonet e tjera dhe nga agjencitë qeveritare për të ofruar më shumë siguri gjatë këtij tubimi.

Ndryshe, një delegacion i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë kanë shprehur përkrahje për këtë paradë, shkruan “Free Europe”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme