Çmimet e shtëpive në Britani të Madhe janë rritur lehtë gjatë muajit gusht, tregojnë të dhënat më të fundit.
Sipas shifrave, rritja fiksohet në vetëm 0.1 për qind, por duke shënuar një ndryshim të kahut. Në muajt paraardhës, çmimet e shtëpive në Britani të Madhe ishin në rënie, rrjedhojë e frikës që po gjeneron BREXIT-i.
Tashmë, çmimi mesatar i një shtëpie në Britani të Madhe fiksohet në 287 mijë dollarë, shkruan Scan.
Tregu i patundshmërive në vend ka vuajtur gjatë viteve te fundit pasiguritë e mëdha të BREXIT-it. Por, nga ana tjetër, forcimi i ndjeshëm i tregut të punës po bën që stuhia të qëndrojë larg, të paktën për momentin.
Banka e Anglisë deklaroi së fundmi se, aprovimi i kërkesave për kredi për shtëpi ka prekur nivelin më të lartë në dy vite gjatë korrikut. Ekspertët thonë se, rritja e çmimeve reale të shtëpive për të parën herë që prej vitit 2000 është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e normave më të ulëta të interesit.
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...