Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e ‘veteranëve të rrejshëm’”, raporton Arbresh.info.
Në këtë raport IKD-ja ka gjetur që prokuroritë dhe gjykatat kanë dështuar të mbrojnë buxhetin e shtetit, pasi që në aktakuzat dhe trajtimin e rasteve të veteranëve të rrejshëm, asnjëherë nuk është marrë vendim që të njëjtit të kthejnë mjetet në arkën e shtetit.
Me këtë rast IKD-ja ka dhënë edhe disa rekomandime për institucionet e drejtësisë.
Hyrije Mehmeti nga IKD ka thënë se në raportin tonë përfshihet gjetjet vlerësimet dhe rekomandimet se si duhet të shtohet efikasiteti i sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve.
“Monitoruesit e IKD tash sa vite monitorojnë procese gjyqësore për raste të ndryshme në të gjitha gjykatat e Kosovës nder të cilat edhe për rastet e veteraneve të rrejshëm. Duke filluar nga kushtetuta e republikës se Kosovës nga ligji për prokurorin e shtetit, kodin penal dhe kodin procedurës penale. Analiza e IKD rezulton se si prokuroret ashtu edhe gjykatësit në raste specifike kane dështuar ta mbrojnë interesin publik, rrjedhimisht dëmin e shkaktuar buxhetit të Kosovës nga veteranet e rrejshëm. Në raportin tonë përfshihet gjetjet vlerësimet dhe rekomandimet se si duhet të shtohet efikasiteti i sistemit të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve”, tha ajo.
Gzim Shala nga IKD thotë se, Detyra e prokurorit të shtetit nuk është thjesht ta përfaqësoj një lende në gjykatë mirëpo ta mbrojë dhe interesat e palëve të dëmtuar, e ne raste të caktuara mund të jetë vet shteti.
“Detyra e prokurorit të shtetit nuk është thjesht ta përfaqësoj një lende në gjykatë mirëpo ta mbrojë dhe interesat e palëve të dëmtuar, e ne raste të caktuara mund të jetë vet shteti. Për ti mbrojtur këto interesa kodi i procedrures penale dhe kodi penal kanë dhëne mundësi të shumta psh, te kodi i procedurës penale përcaktohet se prokurori e përfaqëson shtetin pran gjykatave të republikës se Kosovës po ashtu përcaktohen të drejta të mëdha për palën e dëmtuar. IKD vlerëson se është dështim i institucioneve te kosores duke mos mbrojtur buxhetin e Republikës se Kosovës”, tha Shala.
Ndërsa, Driton Nocaj vlerëson se e gjetura e këtij raporti si prokuroria e shtetit te gjykatat kanë dështuar ta mbrojnë interesin e qytetareve.
“E gjetura e këtij raporti si prokuroria e shtetit te gjykatat kanë dështuar ta mbrojnë një interes qe është i rëndësishëm për qytetaret e Kosovës dhe ajo është pra buxheti i republikës se Kosovës”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/685557051947010/
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?
Policia shqiptoi 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjila...
Analiza e DW/ Samiti i Komunitetit Politik Evropian, nën hij...