Më 2 qershor të këtij viti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte prezantuar Xhavit Drenorin si anëtarin më të ri të partisë. Kurti kishte shkruar se Drenori na sjell më shumë dije, përvojë, energji dhe punë në Lëvizje ditën kur edhe e kishte prezantuar si prurje të re në VV. Drenori për Gazetën Express ka treguar përvojën e tij me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe shefin e shtabit zgjedhor të VV-së, Besnik Bislimi në kohën kur po përpiloheshin listat për kandidatë për deputetë nga kjo parti.
Xhavit Drenori ishte asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas nga viti 2013 deri më 2018, kurse në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Drenasit nga një parti tjetër, Vizioni për Drenasin, pas largimit nga PDK-ja.
Drenori për Express ka treguar kronologjinë e takimit me Albin Kurtin, dhe anëtarësimin e tij në Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në fillim të majit, së bashku me kolegen e tij Mevlyde Hyseni i kanë ndihmuar Kurtit për të zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman dhe pas kësaj vizite edhe do të angazhohej politikisht në Vetëvendosje.
“Gjatë fillimi të majit, Albini kishte planifikuar një vizitë në Berlin, të cilën me kërkesën e tij(për shkak të reputacioni të mirë si ish-praktikantë në Bundestag, unë dhe kolegia ime do të ishim me të), e ndihmuam dhe se me vetë financim e realizuam këtë vizitë, kurse unë me t’u kthyer nga vizita do të angazhohesha në Lëvizje”, ka thënë Drenori.
Ai ka deklaruar se ka pasur marrëveshje gojore me Albin Kurtin për disa pika se si do të angazhohej edhe zyrtarisht në Lëvizje.
“Në takimin e tretë me Albinin në maj të këtij viti, në prezencë të Mevlyde Hyseni(koleges sime) dhe asistentes së Albinit, Vales kishim arritë marrëveshje gojore për angazhimin tim edhe zyrtarisht në Lëvizje”, është shprehur Drenori.
Ai ka listuar 4 pika që sipas tij janë marrur vesh me Kryetarin Albin Kurti.
1. Ta udhëheqi Komitetin për Pushtetin Lokal në Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në Lëvizje kishte mungesa të kuadrove dhe meqë unë vija me bagazh njohurish dhe praktikash në këtë fushë, profili im ishte i përshatshëm sipas tij.
(Kjo nuk u realizua, kishte vetëm disa lëvizje shumë të vogla dhe teknike por pa rezultat për tu përmushur).
2. Pas kthimit nga Berlini, Albini do të fillonte një turne nëpër të gjitha Qendrat e Lëvizjes nëpër Kosovë me qëllim të njoftimit të tyre me aderimin tim dhe mobilizimi të strukturave.
(Vizitat u realizuar por pa mua, madje pa sqarim pse).
3. Meqë kishte mungesë të mjaftueshme të profileve në Lëvizje për artikulim të zërit të Vetëvendosjes në media, unë para fushate do isha prezent në media.
(Kjo nuk është realizuar, madje kam kërkuar sqarim por nuk kam marrë)
4. Unë vetëm do ta ndihmoja Qendren e Lëvizjes në Drenas por nuk do hyja në struktura atje. (Kjo nuk ndodhi, madje të gjithë angazhimin tim për mobilizim të qytetarëve e bëra atje. Ndërsa mos përfshirjen në struktura e pashë më vonë që ishte me sherr, sepse për kandidim për deputet do më sprovonin në këto struktura- pa marrëveshje paraprake me mua).
Xhavit Drenori ka treguar për bisedat që i ka pasur fillimisht me shefin e shtabit zgjedhor Besnik Bislimi, me datë 3 shtator të cilit i ka thënë se marrëveshja që e ka pasur me Albin Kurtin nuk është realizuar.
Drenori ka thënë se i ka shkruar edhe Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me datë 5 shtator ku i ka kërkuar të takohet personalisht për të sqaruar kandidimin e tij për deputet, por që nuk ka marrë përgjigje nga Kurti.
Kurse ditën e djeshme kur edhe ka qenë afati i fundit i subjekteve politike për të dorëzuar listën me kandidatët për deputetë në KQZ, Drenori thotë se prapë e ka pyetur Kurti se a do të jetë në listë apo jo, por që kryetari i VV-së nuk i ka kthyer përgjigje.
E mbrëmë Drenori e quajti mashtrues Kurtin, pak para dorëzimit të listës për deputetë pasi nuk u përfshi në listë, duke i thënë se për mashtrimin e vitit 2019 ke hy borgj.
“Mashtrimin e vitit 2017 ta bëj hallall, për mashtrimin e vitit 2019 ke hy borgj, madje kogja shumë”, ka shkruar Drenori.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...