Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se në rast të një dyndje nga Idlibi i Sirisë, Turqia nuk është më në gjendje të mirëpresë më shumë të strehuar (sirianë).
I ndodhur në qytetin Cernobbio, në veri të Italisë për të marrë pjesë në Forumin e 45-të Ambrosetti, Oktaj bëri një vlerësim në lidhje me rendin e ditës për Bloomberg (agjenci lajmesh).
Pyetjes “A jemi ballë për ballë një vale të re refugjatësh nga Siria?” Oktaj iu përgjigj me fjalët: “Për fat të keq po. Por Turqia po bën përpjekje serioze për të vendosur paqen në atë rajon”.
Ai tha se Evropa është fokusuar së tepërmi tek problemet e veta dhe ka harruar problemin e refugjatëve dhe ndër të tjera shtoi: “Problemi themelor i Evropës janë luftëtarët e vet të huaj në rajon”.
Zëvendëspresidenti turk tha se vazhdojnë sulmet ndaj Idlibit dhe regjimi sirian bombardon spitalet, shkollat dhe civilët.
Duke iu referuar faktit se Turqia mirëpret 3,7 milionë të strehuar, Oktaj tha: “Evropa duhet të kuptojë se në rast të një fluksi nga Idlibi, Turqia nuk është më në gjendje të mirëpresë më shumë të strehuar. Evropa duhet të përballet me këtë rrezik. Turqia nuk mund ta përballojë e vetme këtë barrë”.
Zëvendëspresidenti nënvizoi se Turqia nuk e veçon terrorin sipas fesë, hapësirës gjeografike ose entitetit dhe shtoi se civilët sirianë nuk duhet ta paguajnë për shkak të terrorit.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...