Ekonomia jo formale, mungesa e energjisë elektrike, jo stabiliteti politik, punësimi pa kontrata pune janë vetëm disa nga problemet kryesore të sektorit privat në vend.
Përderisa Kosova me 6 tetor të këtij viti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si do të ndikojnë këto zgjedhje në sektorin privat të vendit, e shpjegon Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, përmes një interviste të dhënë për arbresh.info.
Ai, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme ndikojnë negativisht në sektorin privat, u shpreh se njëra prej problemeve kryesore vazhdon të jetë korrupsioni dhe nepotizmi, por që partitë politike këto dukuri i përmendin vetëm kur bëhet fjalë për mbledhje votash.
“Vendi ynë po shkon në zgjedhje të parakohshme, natyrisht se çdo de-stabilitet politik në vend, shkakton çrregullime në sektorin provat ngase pakohen investimet e huaja. Ekonomia jo formale, mungesa e energjisë elektrike është ndër problemet më kryesore që duhet të zgjidhen. Meqë po ka filluar ndërtimi i një hidrocentrali të ri, por i bëjmë thirrje qeverisë së re që të vazhdojë ndërtimin e saj. Nga ana tjetër një problem serioz i që ndikon në sektorin privat është korrupsioni dhe nepotizmi, e për fat të keq opozita dhe pozita në Kosovë, i përmendin këto dy faktorë vetëm kur bëhet fjalë për zgjedhje dhe mbledhje të votave, por, nuk propozojnë zgjidhje “, u shpreh Rukiqi.
Ai më tutje ka folur edhe për sfidat që po e presin qeverinë e ardhshme.
“Qeveria e ardhshme duhet të bëjë që punëtorët e Sektorit Privat të mos punojnë pa kontratë. Fiskalizimi është një problem i madh ngase të gjitha ndërmarrjet i kanë aparatet për të por shumica nuk i përdorin Energjia elektrike duhet të ketë tarifa të ndryshme në zona të ndryshme. Rritje e fondit për eficiencë. Krijimi i Gjykatës Komerciale, kemi filluar punimet edhe shpresojmë që edhe qeveria e ardhshme ta vazhdojë. I ftoj partitë politike që dojnë me e udhëheqësit vendin të mirën me këto rekomandime”, tha Rukiqi.
Zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen me 6 tetor, dhe ende pa filluar fushata, partitë politika kanë shpeshtuar retorikën e qeverisjes me “duar të pastra”. /A.Begolli./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/413715362829551/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...