Google ADS

Mbreti saudit emëron djalin e vet ministër të energjisë

08:51 | 8 Shtator 2019
L G

Mbreti Salman i Arabisë Saudite e ka zëvendësuar ministrin e deritashëm të energjisë me njërin nga djemtë e vet. Ai e ka caktuar princin Abdulaziz bin Salman në njërën nga pozitat më të rëndësishme të qeverisë mbretërore.

Ministri i ri i energjisë është vëllai i madh i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, dhe ka përvojë në industrinë e naftës në Arabinë Saudite. Ai ka shërbyer si ministër shtetëror për çështje të energjisë nga viti 2017.

Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes Al Saud, e cila është në pushtet, ta mbajë postin e ministrit të energjisë në vendin kryesor të botës për eksportim të naftës.

Vendimi për zgjedhjen e ministrit të ri erdhi në kohën kur një fuçi nafte po shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi. Analistët thonë se Arabia Saudite ka nevojë që naftën ta shesë për 80 deri 85 dollarë për fuçi në mënyrë që ta baraspeshojë buxhetin.

Pricni Abdulaziz e zëvendëson në pozitën e ministrit të energjisë ish-ministrin Khalid al-Falih, i cili para disa ditësh u largua nga pozita e shefit të bordit të kompanisë shtetërore të naftës, Aramco, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme