Dialogu me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik, do të duhej të jenë prioritet i partive politike në fushatën zgjedhore të shtatorit nëse do të synojnë të mbledhin votues të rinj.
Të paktën ky është opinioni i njohësve të çështjeve politike në vend.
Karshi këtyre dy premtimeve, çështje tjetër që duhet t’i jepet prioritet gjatë fushatës do të duhet të jetë edhe çështja e luftimit të korrupsionit e nepotizmit, thotë Arton Demhasaj nga organizata Çohu në një përgjigje dhënë Arbresh.info.
Madje, sipas tij ajo parti e cila do të ja mbush qytetarëve mendjen për këto çështje, ndoshta do të arrijë që të mbledhë votues.
“Tash është çështja e dialogut më rendësi pastaj çështja e luftimit të korrupsionit nepotizmit e punësimeve partiake. Por ajo çka është ajo më rendësi është rritja e zhvillimit ekonomik dhe vendet e reja të punës. Pra cila do parti që do të mund të ja u mbush mendjen me këto ka me arrit ndoshta të mbledhë më shumë votues”, ka përfunduar Demhasaj.
Se çështja e dialogut, zhvillimit ekonomik e luftimit të korrupsionit do të jenë vendimtare për të mbledhur vota në këto zgjedhje e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Ndonëse mendon se edhe shëndetësia e arsimit do të kenë rol vendimtar për mbledhjen e votave, habitet me faktin se si asnjë parti deri tash nuk kanë përgatitur një program elektoral.
“Ende pothuajse asnjë subjekt politik nuk i kanë përgatitur programet, prioritetet e premtimet e tyre për të dalë para qytetarëve. Kjo tregon se subjektet politike janë të interesuara vetëm për pushtet dhe për qytetarët fare duke i lënë në një vakum.
Do të duhej të përqendrohen në çështjet ekonomike në investimet e huaj. Për shkak të keqqeverisjes nga 2008 kemi rënie të investime. Rënia e investimeve flet për një klimë të pafavorshëm. Do të duhej pastaj të jetë shëndetësia e në veçanti sigurimet shëndetësore, arsimi si dhe pastaj çështjen e dialogut me Serbinë.
Këto do të duhej të ishin premtimet dhe prioritetet e tyre gjatë fushatës në mënyrë që të mbledhin votues”, ka thënë Baraliu për Arbresh.info.
Kujtojmë se vendi ynë do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 6 tetor.
Ndërsa për dallim nga fushatat e kaluara, këtë herë partitë nuk do të mbledhin vota duke u thirrur në emër të Liberalizimit të Vizave, kjo për faktin se çështja e vizave ka mbetur tashmë në duar të ndërkombëtarëve./V.Selimi/Arbresh.info/
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum