Kosova sipas gjasave nuk do të pranohet në Interpol, në mbledhjen e kësaj organizate që do të mbahet në tetor.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sikur ia ka kushtuar gjithë potencialin që ka këtij misioni, është aq i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodhë, sa që thotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, raporton agjencia e lajmeve e Beogradit, B92.
Ai rikujton se 15 vende tashmë kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shton se së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë gjë.
“Nga 116 vende që kishin njohur pavarësinë e Kosovës do të mbesin më pak se 96”, është sprehur ai, përcjell koha.net.
“Për këtë aksion jam konsultuar me presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj qëndron Qeveria e Serbisë”, ka thënë Daçiq.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...