Uragani “Dorian”, babai i verbër mbajti mbi supe djalin e tij me aftësi të kufizuara

21:39 | 7 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Një baba i verbër është detyruar të mbante mbi supe djalin e tij me aftësi të kufizuara, pasi Uragani “Dorian” shkatërroi shtëpinë e tyre në Bahamas.

Brent Loëe, 49 vjeç, nxitoi të shpëtojë djalin e tij 24-vjeçar, i cili ka paralizë cerebrale kur uragani vdekjeprurës arriti në shtëpinë e tyre në ishujt Abaco, transmeton portali arbresh.info

Loëe, i cili ka qenë i verbër për 11 vjet, i tha Neë York Times se kishte tetë persona që strehoheshin në shtëpinë e tij kur uragani goditi vendin.

Ata ishin grumbulluar në banjo kur stuhia shkatërroi kulmin e shtëpisë së tij.

Loëe dhe të tjerët  janë detyruar që të kërkojnë strehim në një shtëpi që po qëndronte ende në këmbë.

Ai morrë në krah djalin e tij dhe eci përmes përmbytjes, të cilën ai e përshkruan si gjënë më të vështirë në jetë.

Ai u ndihmua nga fqinji i tij, i cili e kapi atë për dore që ta udhëzonte drejt rrugës së shpëtimit.

Uragani “Dorian” është stuhia më fuqishme që e ka goditur ndonjëherë Bahamasin.

Besohet se më shumë se 43 persona kanë humbur jetën dhe rreth 400 mijë njerëz janë të zhdukur./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme