Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit ka bërë përzgjedhjen e një pjesë të drejtorëve të shkollave në këtë Komunë. As këtë herë Komuna nuk ka mundur t’i ikë emërimit të militanteve partiak. Disa nga të përzgjedhurit janë rikonfirmuar në këto pozita pasi edhe në të kaluarën kanë qenë drejtor.
Në prag të zgjedhjeve, komuna e Gjilanit ka marrë iniciativë që të bëjë emërimin e drejtorëve të shkollave. Një pjesë e konkursit ka dështuar e një pjesë është realizuar.
Sikurse në vitet e kaluar edhe në këtë vit janë përzgjedhur militant të partisë se kryetarit të komunës, Lutfi Haziri.
Ndonëse, nëpërmjet garës, janë rikonfirmuar ata të mëparshmit.
Florim Maloku është rizgjedhur edhe për një mandat drejtor në SHFMU “Selami Hallaqi”. Ai është pjesë udhëheqëse e strukturave të LDK-së në Gjilan, konkretisht e nëndegës “Dardania II”.
Përshkrim: Në foto strukturat e LDK-së dhe Florim Maloku gjatë hapjes së zyrave të LDK-së në lagjen Dardania –Gjilan.
Rrahim Agushi është rizgjedhur drejtor në SHFMU “Agim Ramadani” – Zhegër. Lajmi.net ka mësuar se Agushi i përket krahut të LDK-së në Gjilan.
Ndryshe nga Maloku, Agushi nuk bënë propagandë publike në rrjetet sociale për LDK-në.
Po ashtu është emëruar drejtor edhe një aktivist tjetër i LDK-së, Bekim Mustafa. Ai është rizgjedhur drejtor në SHML Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”.
Emine Kosumi është rizgjedhur zëvendës drejtor në SHFMU “Abaz Ajeti”. Kosumi është aktiviste e LDK-së.
Janë zgjedhur edhe tre drejtor tjerë të shkollave, por redaksia nuk do t’ua përmend emrat pasi nuk ka të gjetura nëse i përkasin apo jo ndonjë krahu partiak.
Ndërkohë, Komuna nuk ka mundur të realizojë konkursin për drejtor në disa shkolla tjera.
Konkursi është anuluar për shtatë drejtor dhe për pesë zv. drejtor në shkollat tjera.
“Anulimi i pozitave të lartcekura është bërë duke u bazuar në Udhëzimin dhe Rregulloren, dhe për shkak të mos plotësimit të konkursit lidhur me kandidimin e së paku 3 kandidatëve”, thuhet në anulimin e konkursit.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...