Google ADS

Shqipëria pëson gol pas vetëm gjashtë minutave kundër Francës

21:06 | 7 Shtator 2019
Arbresh Info

Shqipëria nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen kundër Francës mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Kombëtarja shqiptare ka pësuar gol pas vetëm gjashtë minutave lojë në takimin si mysafirë në stadiumin Stade de France kundër kampionit të botës, shkruan portali arbresh.info.

Ylli i Real Madrid, Raphael Varane gjeti në formë të shkëlqyer në zonën Kingsley Comanin, i cili ishte i pandalshëm nga mbrojtja e kuqezinjve.

Anësori i Bayern Munichut dërgoi topin në rrjetë duke dërguar në avantazh skuadrën e tij.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për ndeshjen në Francë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme