Artan Venhari e ka humbur jetën sot rreth orës 13:00, derisa po fluturonte me paragllajd në Cvilen të komunës së Prizrenit.
Venhari, që ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, gjatë fluturimit me paragllajd ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër.
Prokurori i rastit dhe Njësitë e Hetimeve të policisë që kanë dalë në vend të ngjarjes e kanë konfirmuar se Artan Venhari ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Sipas prokurorit të këtij rasti, paragllajdi me të cilin Artan Venhari dhe personi nga i cili po shoqërohej po fluturonin ka pësuar dëmtime si shkak i erërave dhe kjo ka bërë që ata të rrëzohen.
Trupi i pajetë i 45 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Në ndërkohë, pasagjeri tjetër që ishte duke fluturuar së bashku me instruktorin tashmë të ndjerë Artan Venhari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe e ka marrë mjekimin fillestar.
Por, për shkak të plagëve të rënda ai më pas është dërguar në QKUK për trajtim.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...