Kosova dhe Republika e Çekisë janë ndarë baras në stadiumin “Fadil Vokrri” pas 45 minutave lojë.
Pjesa e parë e ndeshjes në kuadër të kualifikimeve në Prishtinë mes dy kombëtareve ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
“Dardanët” pësuan për 0 me 1 derisa po zhvillohej minuta e 16′ e ndeshjes.
Skuadra nën udhëheqjen e Jaroslav Silhavy arriti të gjej golin e epërsisë pas disa kombinimeve të mira në “Fadil Vokrri”. Ishte Patrick Schik autor i këtij goli befasues në minutat e parë të takimi (16′).
Sidoqoftë, Vedat Muriqi në një kundërsulm të shpejtë barazoi shifrat duke shënuar për 1 me 1.
Goli nga ylli në sulm i Fenerbahces u realizua në minutën e 20′.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...