Kosova ka pësuar gol në ndeshjen si nikoqir kundër Republikës Çeke, por janë përgjigjur menjëherë duke barazuar gjithçka.
“Dardanët” pësuan për 0 me 1 në takimin në kuadër të kualifikimeve derisa po zhvillohej minuta e 16′ e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info. Skuadra nën udhëheqjen e Jaroslav Silhavy arriti të gjej golin e epërsisë pas disa kombinimeve të mira në “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi Patrick Schicl ishte autor i këtij goli befasues në minutat e parë të takimit.
Sidoqoftë, Vedat Muriqi në një kundërsulm të shpejtë barazoi shifrat duke shënuar për 1 me 1.
Goli nga ylli në sulm i Fenerbahces u realizua në minutën e 20′.
Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar për pozitën e dytë në Grupin A./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...