Kryeministri Zoran Zaev ka shfaqur dyshime se edhe ai mund të jetë i incizuar nga biznesmeni Orce Kamçev, në rastin kur ka denoncuar se është zhvatur dhe kushtëzuar nga shoumeni Boki13 në rastin “Reket”.
Zaev në intervistën për “Fokus” theksoi se nuk përjashton mundësinë të ketë ndodhur kjo, dhe të jetë incizuar ashtu siç ka ndodhur me personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.
“Nuk mund të them saktësisht se më ka incizuar. Nëse ka incizuar gjithëkund, është e mundur që e ka bërë edhe me mua. Kur të hyni këtu tek unë, fillimisht dorëzoni telefonat, sipas procedurës që të kemi takime të lirshme”, theksoi Zaev, duke shtuar se ka njohuri se në kabinetin e tij kanë vendosur aparate që mund të identifikojnë pajisje për përgjim dhe incizim. Ai tha se mund të jenë incizuar edhe bisedat e tij me Kamçev./INA
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...