Google ADS

Zjarret në Australi, në dy shtete shpallet gjendje e jashtëzakonshme

14:13 | 7 Shtator 2019
Arbresh.info

Në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor (NSW) dhe Queensland është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi në zjarret në këto rajone u dogjën 21 shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimet zjarrfikëse të dy shteteve konfirmuan se dje zjarret shpërthyen në së paku 100 lokacione, prej të cilave në 51 ende zgjasin. Në zjarret janë djegur së paku 21 objekte, ndërsa janë evakuuar një mijë persona.

Në dy shtete australiane është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja.

Më pas theksohet se në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës të cilët tentojnë të vënë nën kontroll zjarret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme