Google ADS

Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin një shumë parash

12:42 | 7 Shtator 2019
Arbresh.info

Policia raporton se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë parash në fshatin Zabel i Epërm shkruan Arbresh.info

Ky është raportimi i plotë i policisë:

Fsh. Zabel i Epërm, Gllogoc 06.09.2019 – 10:22. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij tek nënkalimi në fsh. Zabel i Epërm para tij ishte ndalë një veturë pa targa nga aty kishin dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta. Sipas viktimës, nën kërcenim të armeve, ia kishin grabitur një shumë parash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme