Google ADS

Forcat izraelite bombarduan zonën përgjatë kufirit me Gazën

11:20 | 7 Shtator 2019
Arbresh.info

Forcat izraelite kanë bombarduar dy lokacione përgjatë kufirit me Gazën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve, ushtria izraelite ka bombarduar Beyt Lahya, në veri të Gazës, më pas Shujaiyya, që gjendet në lindje të Gazës, ndërsa bëhet fjalë për lokacione të cilat grupet palestineze i përdorin si qendra vëzhgimi.

Forcat izraelite pohojnë se para bombardimeve nga rajoni i Rripit të Gazës janë shkrepur pesë raketa, ndonëse për atë askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Në intervenimin e djeshëm të ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”, të cilin palestinezët i organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, humbën jetën dy palestinezë, ndërsa 66 u plagosën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme