Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt me ujë të pijshëm pasi gjendjes jo të mirë në KRU “Hidromorava” dhe KRU “Bifurkacioni”.
Bordi i Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës kishte kërkuar që të gjitha kompanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihmë në furnizim me ujë të pijes të qytetarëve së kësaj ane.
KRU “Gjakova”, pasi ndau shqetësimin për gjendjen e krijuar, thotë se ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra për sekondë ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët e saj.
Mirëpo, çështja mbetet te transporti pasi KRU “Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.
Prandaj, KRU “Gjakova” ka ftuar kompanitë që posedojnë autobote të shkojnë dhe të furnizohen në Gjakovë dhe bashkërisht t’ju dilet në ndihmë kompanive “Bifurkacioni” dhe “Hidromorava”.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...