Ndonëse shumica e deputetëve të legjislaturës së kaluar do të kandidojnë prapë për postin e njëjtë, ka edhe prej tyre të cilët nuk do të jenë më në listat e deputetëve.
Nga LDK-ja në listën e kandidatëve për deputetë nuk do të jetë Naser Osmani, i
cili kishte njoftuar se nuk do ta kërkojë edhe një mandat për shkak të aktakuzës së tij, që është ngritur nga Gjykata e po ashtu kandidatë për deputetë nga LDK-ja nuk do të jenë as Lutzi Zharku e Ramiz Kelmendi, i cili gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e LDK-së dhe se do të kërkojë një parti tjetër politike, që do t’i ofrojë mundësi për t’i përmbushur vizionet e tij.
Nga Partia Socialdemokrate në listën e kandidatëve për deputetë nuk janë Faton Topalli dhe Aida Dërguti. Topalli gjatë ditës së djeshme ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij subjekti, por që për arsye personale ka vendosur të mos kandidojë për deputet.
Pjesë të garës për deputetë nuk do të jenë as ish-deputetët e pavarur, Korab Sejdiu dhe Ilir Deda.