Ashtu siç edhe këto zgjedhje po mbahen vetëm sa për sy e faqe të tillë janë edhe kandidatet të cilët nuk kanë asnjë program adekuat me të cilin do të prezantohen para elektoratit.
Do të jetë një retorikë koti akuzash mes veti thotë njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, i pyetur nga arbresh.info, rreth programeve qeverisëse të kandidatëve për kryeministër.
Sipas tij, mungesa e programit qeverisës tregon se janë të papërgatitur dhe të shterur politikisht.
“Kjo dihet. Këto zgjedhje mbahen sa për sy e faqe, asnjëra nuk ka asnjë program adekuat dhe nuk ka ide si t’i zgjidhë problemet, do të jetë një retorikë koti akuzuese në mes partive dhe individëve, dhe qytetari nuk përfiton asgjë. Pra, këto parti të deritashme dëshirojnë të riciklohen dhe akomodohen ku ishin më parë pa asnjë meritë dhe kjo nuk duket asgjë, por vetëm riciklimi iu intereson, totalisht janë të pa përgatitur dhe të shterur politikisht. Më e keqja që qytetarët nuk kane për kënd me votuar dhe për çka me votuar, veç për me punësu njerëz badihavgji, këto, me parti me këta njerëz, vetëm ju intereson a u shiten gjepurat dhe me ba pare”, shprehet Burjani.
E analistit Fatmir Sheholli, thotë se deri tani qytetarët po mund të shohin nga kandidatët për kryeministër vetëm konceptet partiake, por jo edhe programin qeverisës të tyre.
Kjo e bënë optimist se ndoshta programi që do të prezantohet ditëve në vijim nuk do të jetë përsëritje e programeve paraprake.
“Para së gjithash duhet te kuptojmë që këto janë zgjedhje të parakohshme, dhe kandidatët për kryeministër kanë filluar fushatë para fushate, që tregon se do të kemi garë shumë të fuqishme. Sidoqoftë tash për tash asnjëri prej tyre nuk po prezanton program të detajuar. Më shumë janë të koncentruar në konceptualitetin partiak e shumë pak qytetarë. Besoj që me kalimin e kohës do të kemi mundësi të shohim programet e tyre dhe të jemi dëshmitarë të ofertave politike që do të sjellin risi e jo përsëritje të temave që tani e 12 vite i kemi dëgjuar”, vlerëson Sheholli.
Kujtojmë se ndonëse fushata zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit do të filloj më 25 shtator, të gjithë kandidatet për kryeministër tashmë kanë filluar para-fushatën në të gjitha qytetet e Kosovës.
Por, ajo çka vlen të theksohet është se ende asnjëherë prej tyre nuk ka prezantuar pikat e platformës qeverisëse./V.Selimi/Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë