Google ADS

Albena Reshitaj flet pasi i futet garës për deputete

22:01 | 6 Shtator 2019
A Z

Ish-ministrja Albena Reshitaj ka njoftuar se i ka hyrë garës për deputete në listën e koalicionit AAK-PSD.

“Për ta mbështetur kauzën e përbashkët, kam vendosur që gjithë potencialin tim intelektual e kombëtar, do ta rreshtoj tek ky Koalicion, nga i cili kam marr besimin që të kandidoj për deputete të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Reshitaj.

Reshitaj tha se është e nderuar që është pjesë e kauzës së Ramush Haradinajt.

Ja postimi i saj i plotë:

Miq të nderuar,

Data 6 tetor është mundësia jonë për të vendosur se kush duhet të qeverisë me vendin tonë dhe kush të jetë përfaqësues i zërit të popullit, halleve e sfidave me të cilën përballemi çdo ditë.

Kosova ka nevojë për njerëz të mençur, të guximshëm, intelektualë dhe vizionarë, në mënyrë që pos nevojës për të shënuar progres sa më të shpejt në sferat ku vendi ka ngecur, më se e nevojshme është edhe këmbëngulja e pakompromis për ta ruajtur integritetin e vendit, dinjitetin e shtetit dhe të qytetarit kosovar.

Jam e nderuar që brenda këtyre virtyteve për të cilat është dëshmuar kryeministri Ramush Haradinaj, të jem pjesë e programit më adekuat për qytetarin e Kosovës dhe për vet shtetin, e të cilin e ofron Koalicioni AAK-PSD.

Për ta mbështetur kauzën e përbashkët, kam vendosur që gjithë potencialin tim intelektual e kombëtar, do ta rreshtoj tek ky Koalicion, nga i cili kam marr besimin që të kandidoj për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Ju ftoj që të na bashkoheni e të na mbështetni, sepse të gjithë jemi dëshmitarë që vetëm me një qeverisje, e cila mbron interesat nacionale, jemi 100% shtet.

Andaj, në krah të së ardhmes më të ndritur, bashkë realizojmë 100% të gjitha prioritetet për Kosovën tonë, e cila si asnjëherë më parë, këto dy vitet e fundit kishte zot shtëpie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme