Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Buxheti i vitit 2015 është planifikuar të jetë 355 mijë euro më i lartë se sa ai i vitit paraprak, rreth 1 milion e 30 mijë euro.
Ky vendim për bujqësinë dhe blegtorinë në Komunën e Prishtinës do të transferohet edhe gjatë viteve të ardhshme.
Sa i përket buxhetit të paraparë për subvencione dhe transfere, fokusi i Komunës së Prishtinës do të jetë kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Për perimtari janë planifikuar që të ndahen subvencione në vlerë prej 150.000.00 euro, blegtoria do të subvencionohet në vlerë prej 187.000.00 euro, pemëtaria 80.000.00 euro, shpeztaria 70.000.00 euro dhe bletaria 50.000.00 euro. Gjithsej, janë planifikuar 537.000.00 euro projekte dhe subvencione.
“Përkrahja në lëmin e perimtarisë konsiston në përkrahjen e fermerëve me gjithsej 15 serra komerciale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7500m2 ,me ç’rast secili fermer do jetë përfitues i një serre me sipërfaqe .prej 500m2. Përkrahja nga ana e Komunës së Prishtinës, sektori për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, do tё jetë nё vlerë prej 7,000.00 euro, ndërkaq participimi i fermerëve do tё jetё 3,000.00 euro,me njё vlerё tё përgjithshme prej 10,000.00 euro”.
“Për mbjelljen e patateve do përkrahen fermerët të cilët mbjellin prej 1 deri në 5 hektarë, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes do jetë 40.000,00 euro. Përkrahja në blegtori konsiston në përkrahjen fermerëve që kanë 3 deri në 10 krerë gjedhe qumështore, 20-150 krerë dele dhe 20-150 krerë dhi. Për këtë qëllim do ndahen gjithsej 300,000.00 euro. Po ashtu, për vaksinimin e vaksinimi e gjedheve dhe qenve, si dhe për mbarësimin artificial i gjedheve, planifikohet të ndahen gjithsej 37,000.00 euro. Fermerët do të përkrahen me fidanë të mjedrës, nё vlerë prej 80,000.00 euro. Fermat komerciale për prodhimin e vezëve që kanë kapacitete prodhuese prej 2000-7000 copë vezë, do të përkrahen nё vlerё prej 70,000.00 euro për sigurimin e ushqimit të koncentruar për pula vojse, nё vlerё 70,000.00 euro. Për ngritjen e kapaciteteve prodhuese të mjaltit për bletarët që kanë 10-30 shoqëri bletësh, do të përkrahen nё vlerë prej 50,000.00 euro”, thuhet në një postim të zyrës për komunikim me publikun të Komunës së Prishtinës.
Sipas Komunës së Prishtinës, të gjithë të interesuarit se faza e aplikimit për përkrahje në lëmin e perimtarisë, pemëtarisë, blegtorisë, shpezëtarisë dhe bletarisë do të fillojë së shpejti, ndërsa përkrahja për limitë e të tjera do të bëhet më vonë, ndërsa për të gjitha këto informata do të njoftoheni me kohë.
I tërë ky investim bëhet me qëllimin që të ngrihen kapacitetet e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Prishtinës/arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë