SHKK ka ftuar të gjitha organet relevante të vizitojnë burgun e Dubravës dhe t’i shohin kushtet atje.
Ky është reagimi i plotë:
Reagim ndaj shkrimit te titulluar “I burgosuri rrëfen ngjarjen e 23 vjeçarit, mohon atë që thanë KMDLNJ-ja dhe SHKK-ja”
Prishtunë, 06 shtator 2019- Lidhur me këto shkrime, për hir të transparencës dhe përgjegjësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, fton të gjitha organizatat ndërkombëtare e vendore, QKMRT-në, KMDLNJ-në, Inspektoratin e SHKK-së, Avokatin e Popullit, të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike për të vizituar kushtet higjienike, kuzhinën, banjot, hapësirat, si dhe të verifikojnë gjendjen e të burgosurve në të gjitha institucionet korrektuese, në veçanti Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë me SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së.