Senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy që këto ditë vizituan Kosovën dhe Serbinë, kanë deklaruar se është e rëndësishme që të vazhdohen bisedimet dhe se një marrëveshje e mundshme e arritur do t’i sillte shumë benefite Kosovës dhe Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
Ata gjithashtu thanë se nevojitet kompromisi për arritjen e një marrëveshje, dhe se do të bëjnë gjithçka që është e munduar që të përkrahin palët për dialog, transmeton Telegrafi.
“Duam të bëjmë çfarë është e mundur që ta përkrahim dialogun dhe dy popujt në këto bisedime, ku duhet dhënë diçka që të merret diçka. Sigurisht se jo të gjithë do të jenë të kënaqur njësoj, por kur të arrihet marrëveshja, potencialet dhe benefitet e dy popujve do të jenë shumë të mira”, ka shtuar Johnson.
Kujtojmë se bisedimet Kosovë-Serbi kanë stagnuar që kur pala kosovare vuri taksën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa kjo masë është vendosur si kundër reagim ndaj lobimit të shtetit serb kundër Kosovës për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...