Pasi i ka pritur dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Johnson të premten në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën pa u bërë një kompromis. Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj.
Në një postim në Twitter Haradinaj ka shkruar se “Kosova ndan interesimin e SHBA’së për paqe dhe stabilitet në rajon në Ballkan, që mund të arrihet kur Kosova dhe Serbia e njohin njëra-tjetrën në kufijtë ekzistues. Dialogu do të fillonte pa kushte. Kosova është e gatshme për falje dhe pajtim dhe për të vërtetën”
Ndryshe senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ata i bënë këto komente në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot