Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp pasditen e sotme (e premte) para ndeshjes kundër Republikës Çeke.
Kosova është në mungesë të disa nga yjeve kyç të skuadrës dhe trajneri i “Dardanëve” duket se ka gjetur një zgjedhje për këtë, shkruan portali arbresh.info.
I pyetur rreth dilemave me lojtarët që mungojnë, zvicerani tha:
“E kam thënë edhe në fillim të javës se nuk dua të flas shumë rreth lojtarëve që mungojnë sepse ata nuk janë këtu. Në rregull, është e qartë se unë duhet të gjej zgjedhje si dhe nuk kam një kllaun për Zenelin, një kllaun për Rashicën apo për Shalën”
“Ne kemi tjerë lojtarë me kualitete të tjera, kjo do të thotë unë duhet të gjej zgjedhjen më të mirë por nuk kam zgjedhje individuale. Mendoj se kemi vetëm një mënyrë sepse është në rregull që Zeneli, Rashica janë top golashënues, ata nuk janë këtu dhe ne duhet të gjejmë zgjedhje kolektive, duhet të bëjmë më shumë, më shumë e më shumë”
“Kjo është zgjedhje e vetme dhe unë nuk mund të mendoj që një lojtar të luaj për Rashicën dhe të luaj aq mirë sa Rashica. Si një skuadër të përballemi me këtë situatë dhe duhet të mendojmë pozitivisht”
Kosova luan nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Çekisë duke filluar nga ora 15:00./arbresh.info/
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë