Albert Krasniqi nga WFD tha se ka pasur rritje të numrit të personave me aktakuza në listat zgjedhore që nga viti 2010.
“Trendi në rritje i politikanëve që kanë problem me ligjin dhe ia mësyjnë listave zgjedhore”, deklaroi Krasniqi.
Ai u bëri thirrje partive politike që të distancohen nga personat që kanë problem me ligjin.
“Partitë politike duhet të distancohet nga personat që kanë problem me ligjin. Ne u bëjmë thirrje subjekteve politike që të mos përfshihen në listat e tyre persona që kanë probleme me ligjin. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i luftimit të korrupsionit”, vlerësoi Krasniqi.
Betim Musliu shpreson që partitë politike të mos i përfshijnë në lista këta persona.
Musliu prezantoi raportin krahasues të kandidatëve me aktakuza në listat zgjedhore të viteve 2010, 2014 dhe 2017.
“Problematike mbetet qeveria e fundit që ka pasur numrin me të madh të zëvendësministrave të akuzuar. Janë 14 sosh që kanë pasur aktakuza. Nga ta janë 4 nga AAK, 3 nga PDK, 3 nga NISMA, 2 nga AKR, 1 nga lista ‘Rugova’ dhe 1 nga partia e ashkalive”, deklaroi Musliu.
Pas hulumtimit të bërë, ky raport ka gjetur se në zgjedhjet e vitit 2010 kishte dy kandidatë me aktakuzë që garonin për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne zgjedhjet nacionale të vitit 2014, ky numër është rritur nga dy në pesëmbëdhjetë (15). Ndërsa në zgjedhjet nacionale të vitit 2017 gjendja përkeqësohet më tutje me gjithsej njëzet e shtatë (27) persona në lista të kandidatëve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prania e personave me aktakuza apo aktgjykime për vepra penale nuk ka ndaluar vetëm në Kuvend, por është reflektuar edhe në ekzekutiv, pra në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, kabineti qeverisës në periudhën 2010 2014 ka pasur dy pozita të larta me aktakuza, njëjtë sikurse edhe kabineti qeverisës në periudhën 2014 2017. Ndërsa, në periudhën 2017 2019 kemi degradimin më të madh me 14 zyrtarë të lartë të shtetit me aktakuza në pozita si zëvendëskryeministër, ministër dhe zëvendësministër./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...